FLASH :

Flokë të artë dhe sy blu”: Dedikimi prekës i ish-missit Sara Gjordeni për vajzën e saj Nea

Ish-missi dhe modelja e njohur Sara Gjordeni, e cila u bë nënë për herë të parë pak kohë më parë, ka ndarë një dedikim të ndjerë për vajzën e saj, Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi Idrizi.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Sara përshkruan vogëlushen me fjalë plot dashuri: “Flokë të artë, sy blu, zë të ëmbël dhe lëkurë të bardhë si bora”, duke krijuar kështu një imazh të qartë të Neas në mendjet e ndjekësve, edhe pse fytyra e saj ende nuk është bërë publike. Ajo pranon se ndjesia e të qenit nënë e ka ndryshuar thellësisht, duke e lënë pa fjalë: “Si mund të më mposhtë një kundërshtarë kaq engjëllor që ende s’di të lëshojë një tingull të plotë?”

Postimi i Sarës ka prekur shumë ndjekës, duke treguar një anë të re dhe emocionale të saj, larg arrogancës dhe vetëbesimit që ajo pranon se ka pasur më parë.

POSTIMI

E dua ate pak te verdhe te diellit qe syte e tu blu kane mes tyre! Sdi sesi bora ka zbritur ne lekuren tende te bardhe por disi, munda gjate krijimit tend qe ftohtesine e botes te ta shtroja mbi lekure. Jam e bindur se, diku lart ne hyjni, engjejt mblodhen kenget e tyre me te bukura per te krijuar zerin tend, e ata mendjelehte su ndalen aty, te hodhen ar mbi floke sikur te mos ekzistonte vend tjeter! Mami nuk di te hedhe ngjyra ne kanavace, por lehtesisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat me te famshme ne bote, i kisha hedhur diku ne nje cep te harroheshin perjete perpara portretit tend. Pse ngec kur shkruaj per ty? A s’jam une ajo vajza arrogante ne krenarine time per oratorine? Ku me shkojne fjalet perpara teje? Si mund te me munde nje kundershtare kaq engjellore qe ende sdi te leshoje nje tingull te plote? Valle kaq e fuqishme je?! Per kete ndjesi me ka folur nena ime 27 vite? Nese kjo eshte vetem maja e ajsbergut te rruges sone, shpresoj te di te notoj me thelle se Mariana Trench nje dite, te shoh aq thelle brenda teje sa edhe nese une s’jam shoqja jote me e ngushte, ti te jesh e imja! Me shpresen qe diku, dikur, nje dite, do i lexosh keto postime ; Mami! 🤍