FLASH :

Flet babai qe humbi dy vajzat ne aksidentin tragjik

Me zemër të thyer, ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj Fondacionit Firdeus, i cili ka marrë përsipër shërimin e të voglit Isli, vetëm 7 vjeçar, që vuan nga leucemia.

Duket sikur nga zemra i dalin fjalet:

“Dy engjëjt e mi shkuan të më shihnin djalin e sëmurë, por rrugës humbën jetën. Dhimbja nuk ka fjalë… por falë bamirësisë së Elvis Nacit, sot Isli ka një shpresë për jetën. Ai është nën kujdesin tuaj dhe së shpejti do të niset për kurim në Itali.”

Dy vajzat e reja, që u shuan duke dashur të vizitonin vëllain e tyre të vogël, lanë pas një plagë të madhe, por edhe një amanet që Isli të jetojë. Dhe kjo shpresë sot po bëhet realitet.