Përzgjedhja e Avokatit të ri të Popullit ka krijuar shumë debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
Opozita është tërhequr duke thënë se nuk ka votuar asnjërin prej kandidatëve.
Nga ana tjetër mazhoranca thotë se emrat që kanë paraqitur firmat do të dërgohen në Kuvend, kujtojmë këtu se të gjithë kandidatët i përkasin opozitës.
Sa i përket kandidaturës së Endri Shabanit, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka ndërhyrë në emisionin “Top Story” dhe është shprehur se ai nuk ka firmosur dhe se ka qenë Ervin Salianji ai që ka lobuar të firmoset për Endri Shabanin.
“Unë nuk kam firmosur, u kam kërkuar kolegëve të mos firmosin. Ervin Salianji ka lobuar të firmoset Endri Shabani”, tha Noka.
Edhe pse mazhoranca i ka lënë rrugën e hapur opozitës për të përzgjedhur Avokatin e Popullit, kjo e fundit duket qartë se edhe në këtë pikë është e përçarë.









