Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një lokal rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra” në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre mjete zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të shuajnë flakët pas disa orësh përpjekje. Dëmet materiale në ambientin e brendshëm të lokalit janë të konsiderueshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.