FLASH :

Fjolla Morina habit fansat me një mesazh të çuditshëm: Kur je keq, të do vetëm nëna jote dhe qeni yt

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tërhequr përsëri vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të pazakontë në InstaStory, ku ka reflektuar mbi marrëdhëniet dhe mbështetjen që marrim në momentet e mira dhe të vështira të jetës.

“Kur je mirë, të duan edhe lakuriqët e natës. Kur je keq, të do vetëm nëna jote dhe qeni yt. Natën miq”, ka shkruar ajo.

Postimi ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Morina ka qenë gjithmonë e njohur për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë provokuese në rrjetet sociale, duke i dhënë gjithmonë fansave një pasqyrë të ndjeshmërisë dhe mendimeve të saj personale.

Postime të tilla e mbajnë këngëtaren gjithmonë në qendër të mediave dhe bisedave online, duke i dhënë asaj një identitet unik në skenën shqiptare të muzikës dhe rrjeteve sociale.

Ky postim i fundit duket se është një nga ato që nxisin debate dhe interpretime të ndryshme, duke treguar anën më reflektuese dhe të thellë të artistes.