FLASH :

Fjalor i papranueshëm / Edi Rama iu flet për fotot e tij nudo minorenëve që mbushin mitingun e tij elektoral

Kryeministri i Shqipërisë, pa pikë turpi, ka prekur fundin në takimin elektoral në Spille, kur për çudi u vu re nga pamjet dhe videot se ky aktivitet ishte i mbushur me fëmijë – pra, me minorenë. Gjatë fjalimit të tij drejtuar të miturve, Rama shfaqet me një fjalor tejet banal, në limite të papranueshme, pasi u drejtohet atyre duke përmendur fotot e tij nudo.

Është e zakonshme që nga takimet e tij të mos dëgjohet asnjë projekt, asnjë premtim i realizuar – jo për mungesë kohe, por për mungesë pune. Qeverisja e tij nuk lë asnjë gjurmë tjetër veç zhgënjimit. Mashtrimet e dikurshme janë tashmë të zbuluara, ndërsa përsëritja e tyre nuk bën gjë tjetër veçse nxit më shumë zemërim – një zemërim që pritet të kulmojë më 11 maj.

Ajo që trondit më shumë është arroganca me të cilën ky njeri komunikon edhe me fëmijë. Kur një kryeministër përdor nxënësit si dekor për një shfaqje tallavaje dhe banaliteti, kjo nuk është më thjesht fushatë – është degradim institucional dhe moral. E ndërkohë që qeveria s’ka më çfarë të ofrojë, propaganda ngelet si e vetmja vegël – e cila këtë herë u përmbyt në rërën e Spillesë.

Tallavaja e pushtetit është e lodhur. Zhurma është e madhe, por përmbajtja boshe. Kur propaganda bie në nivelin e turpit, është koha për një përgjigje të qartë nga qytetarët.