FLASH :

Fituesi i Kupës së Botës pëson atak të rëndë në zemër, dërgohet me helikopter në spital

Futbolli gjerman është tronditur nga lajmi se sulmuesi veteran ndërkombëtar Frank Mille, një anëtar i ekipit kombëtar të Gjermanisë Perëndimore që fitoi Kupën e Botës 1990, pësoi një atak të rëndë në zemër gjatë udhëtimit për në Itali.

66-vjeçari Mille ishte në Milano duke xhiruar një dokumentar rreth Kupës së Botës 1990 – e cila u mbajt në Itali – kur ndodhi incidenti tragjik në fund të majit, sipas gazetës gjermane Bild. Raporti tha se Mille pësoi një atak në zemër në një taksi menjëherë pasi mbërriti në aeroportin e Malpensës.

Gjendja e tij u përkeqësua, duke i detyruar ekipet e shpëtimit të thërrisnin një helikopter për ta çuar me urgjencë në spital. Në fakt, sipas të njëjtit raport, ai kishte humbur ndjenjat për disa minuta, por mjekët arritën ta sillnin përsëri në jetë.

Më pas, për shkak të gjendjes së tij kritike, ai u shtrua në kujdes intensiv dhe u vendos në komë të induktuar. Disa ditë më vonë, ai u transferua në qytetin e tij të lindjes, Essen, Gjermani, ku vazhdon të jetë i shtruar në spital.

Kush është Frank Mill?

Mill luajti si sulmues dhe pati një karrierë të madhe në Gjermani, duke luajtur për Rot-Weiss Essen, Borussia Mönchengladbach, Borussia Dortmund dhe Fortuna Düsseldorf. Ai regjistroi 186 paraqitje dhe 47 gola me Dortmund, ndërsa ngriti edhe Kupën e Gjermanisë në vitin 1989, titulli i vetëm në karrierën e tij në nivel klubesh.

Edhe pse nuk garoi në Kupën e Botës 1990, ai ishte anëtar i ekipit dhe ishte gjithashtu kapiteni i ekipit olimpik të Gjermanisë Perëndimore në Lojërat e vitit 1988 në Seul, duke fituar një medalje bronzi.