FLASH :

Firma e ndërtimit shkatërron rrugën me “nutella” të shtruar nga Bashkia në Sauk, material i gatshëm për Prokurorinë

Zona e Saukut të Vjetër në Tiranë ka njohur një boom ndërtimesh, sidomos në periudhën pak para zgjedhjeve të 11 majit, ku rishtazi janë shfaqur tabela ndërtimesh dhe janë zhdukur sipërfaqe të gjelbërta.

Një rast skandaloz është ai në zonën pranë xhamisë në Sauk të Vjetër.

Betonierat që kanë kaluyar dy javët e fundit në këtë rrugë për të hyrë në kantierin e ndërtimit, e kanë shkatërruar plotësisht atë, duke e bërë shumë të vështirë kalimin për banorët, të cilën po i shkatërrojnë automjetet e tyre në këtë rrugicë lagjeje.  

Në pamjet video që flasin vetë Prokuroria e ka shumë të lehtë të përcaktojë se kush e ka fajin, ndërtuesit abuzivë që shkelin çdo rregull teknik të ndërtimit, apo zyrtarët e korruptuar të bashkisë, që këtë rrugë, më shumë se sa me asfalt, duket sikur e kanë shtruar me “nutella”, asfaltin e njohur elektoral, që kohëzgjatjen e ka me jave dhe jo muaj apo vite.