Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, ku dy persona grabitën gjatë mesnatës një 2 milion lekë në banesën e një çifti të moshuarish.
Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
Vijon puna për kapjen dhe identifikimin e tyre.
Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi sot policia.