Policia e Fierit ka ndërmarrë një tjetër aksion në kuadër të operacionit “Plazhi i Lirë”, duke sekuestruar 62 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në zonën bregdetare të Darëzezës. Mjetet ishin vendosur në hapësira publike nga një subjekt privat, pa autorizimin përkatës.
Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi E. G., 41 vjeç, banues në Fier, i cili rezulton pronar i subjektit që kishte zaptuar vijën bregdetare. Sipas policisë, materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa theksohet se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë përgjatë gjithë sezonit veror.







