Por rasti që shkaktoi bllokimin e qarkullimit ishte një automjet që kishte pësuar defekt. Drejtuesi i mjetit shpjegoi për mediat se u largua nga vendngjarja pasi ndodhej në një ceremoni mortore, ndërsa automjeti u tërhoq më pas nga karrotreci. Për ironi të fatit, defekti ndodhi pranë një shtëpie funerali, duke e bërë edhe më të ndjeshme situatën.







