Një sherr mes kushërinjsh në Fier ka përfunduar me një të plagosur dhe me arrestimin e dy personave. Mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, Miri Sulaj, 44 vjeç, ka qëlluar me mjet të fortë djalin e xhaxhait të tij, Eduard Sulaj, po 44 vjeç. Në përplasjen fizike është përfshirë edhe djali 17-vjeçar i autorit.
Pas sherrit, babë e bir janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë arrestuar më pas nga forcat “Shqiponja”. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.