Fibrilacioni atrial (FA) është një nga aritmitë më të zakonshme të zemrës, që prek rreth 2–4% të popullatës. Bëhet fjalë për një çrregullim të ritmit kardiak që pengon tkurrjen efikase të dhomave të zemrës, duke çuar në pamjaftueshmëri të funksionit të saj dhe duke rritur rrezikun për goditje në tru apo insufiçencë kardiake.
Shkaqet më të zakonshme përfshijnë:
- Moshën e avancuar
- Predispozitën gjenetike
- Sëmundjet e zemrës dhe atakun në zemër
- Tensionin e lartë
- Çrregullime të tiroides (hipertiroidizëm)
- Sëmundjet e mushkërive
- Apnean e gjumit
- Diabetin, obezitetin dhe infeksione të ndryshme
Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda dhe përfshijnë:
- Rrahje të çrregullta të zemrës
- Vështirësi në frymëmarrje
- Lodhje të vazhdueshme
- Marramendje apo dhimbje në kraharor
Diagnoza zakonisht bëhet përmes EKG-së, Holter-EKG ose ekokardiogramës.
Si të parandaloni FA-në?
Edhe pse disa faktorë si mosha apo gjenetika nuk kontrollohen, stiloljetësa të shëndetshme mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun:
- Kontroll i rregullt i tensionit të gjakut
- Mbajtja e një peshe të shëndetshme
- Ushqyerje e balancuar, me pak yndyra të ngopura dhe e pasur me produkte bimore
- Aktivitet fizik i rregullt, sipas udhëzimeve të mjekut
Një jetesë aktive dhe monitorimi i hershëm janë çelësi për të parandaluar pasojat e rënda që lidhen me këtë çrregullim të rrezikshëm të ritmit të zemrës.