Tirana hyn sot në një atmosferë festive. Nga data 9 deri më 12 qershor, qyteti pret me nderime Javën Kulturore Izraelite, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sepse s’ka gjë më simbolike sesa të promovosh artin e “paqes” ndërsa dërguesit e tij po përflaken për krime lufte në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Teatër kukullash për fëmijë, balet modern për të rritur, dhe një koncert nga grupi izraelit “Orphaned Land” që shpërndan mesazhe… paqeje. Ndërkohë që bombat bien mbi Rafah dhe spitalet në Gaza kthehen në gërmadha, Tirana ofron skenën dhe dritat për një festival që vjen nga pikërisht ai vend që akuzohet për krime ndaj civilëve. Ironia? As që e fshehim më.
Por mos u shqetësoni: të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun. Në fund të fundit, edhe artin e përdorim për të larë ndërgjegjen. Ndërsa në Gaza numërohen të vdekurit, në Tiranë numërohen duartrokitjet.

