FLASH :

Festë e madhe që do na vjedhin dhe 4 vjet të tjera

Kampi socialist në Vlorë është përfshirë nga euforia dhe hareja e fitores së mandatit të katërt, një arritje që padyshim meriton festime. Videoja e shpërndarë nga ish-ministri Damjan Gjiknuri e tregon më së miri atmosferën triumfuese, ku vallen e fitores e hedhin ata që, si gjithmonë, kanë përfituar më shumë se të gjithë të tjerët.

Nën tingujt e muzikës dhe gëzimin e militantëve të mbledhur rreth liderëve të tyre politikë, Gjiknuri, shfaqet duke festuar për fitoren në Vlorë, bastionin e padiskutueshëm të socialistëve. Këtë herë, ata kanë shtuar një tjetër mandat, duke treguar se asgjë nuk është e pamundur kur bëhet fjalë për ruajtjen e pushtetit.
Mirëpo kush është fituesi i vërtetë i kësaj feste? Populli, që përballet çdo ditë me varfërinë dhe korrupsionin, apo politikanët që festojnë për katër vite të tjera privilegjesh? Shqipëria, duke qenë një nga vendet më të varfra dhe të korruptuara në Evropë, ka pak për të festuar. Por për ata që kanë përfituar nga ky sistem, ahengu është gjithmonë një opsion.

Ne e shohim të pa vend të gjithë këtë eufori e cila duket me tepër si një gëzim që do na zhvasin dhe për 4 vite të tjera, pasi ata që përfitojnë nga e gjithë kjo normalisht që janë politikanët dhe jo populli i thjeshtë.
Deri në mandatin e pestë ndoshta me një tjetër valle të Gjiknurit dhe një tjetër premtim për “zhvillim dhe mirëqenie”. Për popullin? Mbajnë kujtimet e festave të të tjerëve.”