FLASH :

Felix Baumgartner vdes në aksident tragjik gjatë fluturimit me parashutë – dyshohet për arrest kardiak në ajër

Felix Baumgartner, i njohur botërisht si “Fearless Felix”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 56-vjeçare gjatë një aksidenti me paraglidë me motor në Itali. Sipas mediave lokale, legjenda e sporteve ekstreme dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në ajër, para se të humbiste kontrollin dhe të përplasej pranë një pishine të mbushur me njerëz në një kamp pushimi. Ai u përplas gjithashtu me një punonjëse hoteli, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Baumgartner kishte ndjerë shqetësime para ngritjes dhe kishte postuar një video në rrjetet sociale me mbishkrimin “Shumë erë”. Ai u bë i famshëm në vitin 2012 kur u hodh nga stratosfera, duke thyer barrierën e zërit dhe vendosur tre rekorde botërore. Sportisti kishte kryer mijëra kërcime gjatë karrierës së tij dhe ishte një figurë frymëzuese për breza sportistësh të rrezikut ekstrem. Bashkëshortja e tij, Mihaela Schwartzenberg, ndodhej në zonë në momentin e tragjedisë. Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen, ndërsa komuniteti ndërkombëtar sportiv ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e një prej ikonave të fluturimit ekstrem.