Po, është zyrtare ! Taylor Swift dhe Travis Kelce janë fejuar dhe fansat mezi po marrin frymë nga emocionet. Taylor ndau lajmin me një postim në Instagram mes luleve, buqetave dhe një unaze me gur klasik . Në përshkrim, Swift shkruan: “Mësuesja e anglishtes dhe mësuesi i fizkulturës do martohen.” Dhe nëse kjo nuk është mënyra më Taylor për ta lajmëruar një fejesë, s’dimë çfarë është. Të dy janë 35 vjeç dhe historia e tyre nisi verën e vitit 2023, kur Travis tentoi, pa sukses, t’i jepte Taylor-it një byzylyk me numrin e tij gjatë një koncerti të “Eras Tour” në Kansas City. Një përpjekje e dështuar që doli të ishte fillimi i gjithçkaje. Çifti e ruajti lidhjen për ca kohë “nën radar”, por nuk zgjati shumë derisa u kthyen në temën më të diskutuar të çdo podcast-i, çdo tabloid-i dhe çdo grupi fansash online.


Tani, me një unazë vezulluese dhe një propozim mes një kopshti me lule që duket si i dalë nga ndonjë klip i Taylor-it, ata janë zyrtarisht të fejuar.
Mësimi për sot? Nëse nuk të del fati me byzylykun e parë, provo sërish. Ndoshta një ditë e gjen veten në një kopsht me lule, me Taylor Swift-in pranë dhe një unazë në dorë.







