Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ndezur rrjetet sociale me një foto të fundit, ku ka publikuar dorën e saj të majtë me një unazë të vendosur pikërisht në gishtin e fejesës. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj, duke nxitur menjëherë dyshime për një propozim të veçantë nga një partner i panjohur.
Edhe pse Oriola nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj të re, postimet e vazhdueshme me trëndafila, dhurata romantike dhe dalje në darka luksoze kanë folur vetë. Një foto e postuar nga ashensori, ku shfaqej në krahët e një mashkulli por pa i zbuluar fytyrën, shtoi edhe më shumë misterin rreth kësaj romance të re.
Së fundmi, çifti janë parë të veshur në mënyrë të koordinuar – të dy të veshur me të zeza – duke treguar për një harmoni të dukshme në stil dhe ndoshta edhe në ndjenja.
Kujtojmë se lidhja e fundit publike e Oriolës ishte me Eros Grezdën, ish-futbollist i Partizanit. Ata u fejuan në qershor 2021 dhe për një kohë jetuan bashkë në Kroaci. Megjithatë, lidhja përfundoi për shkak të distancës dhe angazhimeve profesionale, pasi Oriola nuk ishte e gatshme të linte pas karrierën e saj si modele. Ajo vijon të jetë pjesë e firmës së njohur amerikane GUESS, duke sfiluar dhe realizuar fushata ndërkombëtare.
Ndërkohë, Oriola mbetet një nga figurat më të pëlqyera dhe më provokuese të showbiz-it shqiptar, gjithmonë në formë dhe në qendër të vëmendjes me stilin e saj unik.




