FBI ka mbajtur një konferencë urgjente për shtyp, ku publikoi pamje të reja të dyshuara të autorit të atentatit ndaj Charlie Kirk në kampusin e Utah Valley University. Në video shihet një person që largohet me nxitim nga skena e ngjarjes, vetëm pak çaste pas të shtënave që tronditën sallën.
Pamjet po analizohen nga ekspertët federalë, ndërsa hetuesit bëjnë thirrje për informacione të reja nga qytetarët që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik amerikan, ndërsa FBI premton hetim “pa asnjë kompromis”.