Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka publikuar dy fotografi të një “personi me interes” në vrasjen me armë zjarri të influencuesit konservator Charlie Kirk.
“Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me vrasjen fatale të Charlie Kirk në Universitetin e Luginës së Utah”, shkroi zyra e FBI në rrjetin social “X” së bashku me fotot, të cilat tregojnë një mashkull të dobët të veshur nga koka te këmbët me rroba të errëta.
Personi mban syze dielli, një kapele me ngjyrë të errët dhe një këmishë me mëngë të gjata që duket se ka një flamur amerikan mbi të.