FLASH :

FBI kontrollon shtëpinë e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Trump, John Bolton

FBI ka zhvilluar një bastisje të autorizuar nga gjykata në banesën e John Bolton, ish-këshilltar për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një hetimi të ndjeshëm për çështje të sigurisë kombëtare, raportoi një burim i afërt me çështjen.

Agjentë të FBI-së janë parë pranë shtëpisë së Bolton në zonën e Uashingtonit D.C., ku disa prej tyre janë futur brenda, ndërsa të tjerë janë parë duke biseduar me një person në verandën e banesës.

Në një prononcim për mediat, Bolton tha se nuk ishte në dijeni për aktivitetin e FBI-së dhe se po e verifikonte situatën.

Lajmi për bastisjen u raportua fillimisht nga New York Post të premten. Në një postim në rrjetet sociale, drejtori i FBI-së Kash Patel shkroi se agjentët ishin “në një mision”, megjithatë nuk është e qartë nëse ai i referohej drejtpërdrejt këtij operacioni.

Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare mbi natyrën e hetimit apo materialet e kërkuara në bastisje.