FLASH :

Fansi i “çmendur” i hidhet Taynës për ta përqafuar, ndërhyjnë rojet e sigurisë

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë koncertit të reperes së njohur Tayna. Në video shihet një fans i cili, i entuziazmuar, i hidhet papritur mbi skenë për ta përqafuar këngëtaren.

Reagimi i shpejtë i rojeve të sigurisë bëri që situata të mos përshkallëzohej, ndërsa Tayna u tregua e qetë dhe vazhdoi performancën. Pamjet kanë ngjallur shumë reagime online, ku fansat ndahen mes atyre që e shohin si gjest dashurie dhe të tjerëve që e cilësojnë si rrezik serioz për sigurinë e artistes.