Që prej 6 qershorit, familja po e kërkonte, ndërsa mesditën e kësaj të diele është gjetur i pajetë 77-vjeçari, Nazif Muço.
Sipas informacioneve paraprake, 77 vjeccari Nazif Muço u largua nga banesa rreth 3 javë më parë ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar në polici rastin.
Mësohet se i moshuari është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe priten detaje të tjera në vijim për rrethanat e ngjarjes.







