FLASH :

Familja e fundit në fshatin Plashnik transportohet me makinë private, Emergjencat zero mjete në dispozicion. Rrezikohen puset e naftës nga zjarri.

Situata në fshatin Plashnik të Madh është përkeqësuar, duke detyruar autoritetet lokale të nisin evakuimin e banorëve. Kryeplaku i fshatit, Armand Totaj, bëri me dije se po punohet me mjetet e Bashkisë për largimin e familjeve, ndërsa rreziku më i madh mbetet kalimi i flakëve drejt fshatit Molishte, ku ndodhen puset e naftës.

Mësohet se është evakuuar edhe familja e fundit e mbetur në zonë, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të shmangur një katastrofë të mundshme.