Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke detyruar autoritetet në Itali të ndalojnë punën në ambient të jashtëm gjatë orëve më të nxehta të ditës në më shumë se gjysmën e rajoneve të vendit.
Sipas “The Guardian”, temperaturat rekord janë regjistruar në Spanjë dhe Portugali, ndërsa vala e të nxehtit ka shkaktuar edhe viktima. Në Katalonjë të Spanjës, një djalë i vogël ka humbur jetën në provincën Tarragona, ndërsa në Itali kanë ndërruar jetë një grua 53-vjeçare në Palermo dhe një burrë 70-vjeçar në Torino.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në disa vende kanë dhënë alarme për rreziqet që i nxehti paraqet për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme kardiovaskulare. Vala e nxehtësisë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.