FLASH :

Evi Kokalari: Ilir Alimehmeti nuk ka moral për betejë sot, ai bëri pazar me Berishën. Duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve edhe si mjek

Evi Kokalari shkruan se Ilir Alimehmeti, nuk ka moral për betejën që po bën për hapjen e kutive.

E para, si politikan, dhe e dyta, si mjek.

Kjo, pasi sipas saj, si politikan ai bëri pazar me Berishën në primaret për Bashkinë e Tiranës, dhe së dyti, si mjek, iu bëri thirrje shqiptarëve që të vaksinoheshin në kohën e kovidit.

“Ilir Alimehmeti e ka humbur të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave. E humbi këtë të drejtë në primaret e bashkisë, kur zhgënjeu të gjithë ne që bënim luftë për të mbrojtur meritokracinë në primare dhe ai u paraqit si figurë e re dhe e pastër, paçka që bëri pazar me Berishën që në momentin që ky e thirri në zyrë mbas garës.

Ilir Alimehmeti dha dorëheqjen nga rigarimi, meqënëse Këlliçi nuk kishte marrë as 50% të votave, që do të thoshte kandidatët do shkonin në balotazh.

Ilir Alimehmeti nuk morri parasysh as të ndjerin Gert Bogdani, dhe as nuk u ballafaqua me të, por doli nga gara duke e lënë Gertin pa asnjë opsion përveç dorëheqjes.

Por zhgënjimi më i madh i Alimehmetit pa diskutim mbetet kur dilte në TV gjatë kovidit dhe i thoshte popullit që vaksinat janë pa asnjë risk ndaj jetës.

Alimehmetit nuk i dridhet as qërpiku ndërsa çon nje popull si dele të vaksinohet, duke j’u thënë se ka më shumë shanse t’ju binte rrufeja se sa të pësonin një trompozë nga vaksina.

Sot kanë vdekur më shumë nga vaksinat se sa nga kovidi.

Sa qytetarë bënë vaksinën sepse ja u rekomandoi Alimehmeti dhe sa prejt tyre kanë vdekur si pasojë e disinformimit të ‘mjekut’ Alimehmeti?

Ilir Alimehmeti duhet t’i kërkojë falje të gjithë shqiptarëve për atë katastrofë profesionale.

Alimehmeti gjithashtu duhet të na kërkoj falje të gjithë neve që po bënim luftë në atë kohë për të ruajtur procesin e primareve dhe ky shkatërroi gjithë mundin tonë duke dalë nga gara dhe duke ja dhënë fitoren e pamerituar Këlliçit.

Ja, momente si këto më lart tregojnë karakterin e vërtet të njeriut. Ju garantoj që tashti po me urdhër të Berishës apo të tjerëve, kërkon rinumerim, për t’i marrë mundësisht mandatin Joridës.

Alimehmeti per mua mbetet mediokër, tejet mediokër, dhe pse mendoj që duhet të ishte në parlament në bazë të votave që mori, por Alimehmeti, me dashje të plotë, u bë pjesë e mekanizmit të kalbur aktual të PD-së dhe ato pasoja po vuan sot politikisht”, shkruan Kokalari.