FLASH :

Eva Murati vjen me deklaratën ‘bombë’ për dasmën e ish-partnerit: Rashë në kurth

Moderatorja shqiptare, Eva Murati, ka reaguar publikisht pas bujës së madhe që shkaktoi një koment i saj në rrjete sociale në lidhje me dasmën e ish-partnerit, Genar Topalli.

Në një reagim të hapur, Murati e ka cilësuar të gjithë situatën si një kurth të padëshiruar, ku u përfshi pa dashje dhe që, sipas saj, nuk i përket aspak natyrës së saj.

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth”.

Prezantuesja sqaroi se gjithçka nisi pas disa provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për ta mbyllur çështjen, ajo dha një përgjigje që më pas u keqinterpretua.

“Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme… dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë”, theksoi Eva.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të jetë pjesë e asnjë ‘telenovele’ të tillë, duke nënvizuar se jeta e saj private nuk duhet të kthehet në thashetheme mediatike: “Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë”.

Ky reagim ka ardhur si një përpjekje për të qartësuar situatën dhe për të mbyllur një herë e mirë spekulimet që qarkulluan për martesën e Genarit me modelen Cindy Marina.