FLASH :

Eva Murati i jep fund thashethemeve për ndërhyrjet estetike: “Nuk jam më e bukura, por e pranoj veten ashtu siç jam”

Moderatorja sportive Eva Murati ka sqaruar publikisht se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë. E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo u përball me një pyetje direkte nga fëmijët dhe u sfidua të rrudhë ballin për të vërtetuar nëse kishte bërë botoks. Eva reagoi me sportivitet dhe demonstroi para kamerave se fytyra e saj është natyrale.

“Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike deri më sot. Kam zgjedhur të pranoj veten ashtu siç jam, jo se jam më e bukura e botës, por sepse më pëlqen lidhja me tiparet që më kujtojnë prindërit,” u shpreh Murati. Ajo shtoi se edhe ato gjëra që nuk i pëlqejnë te vetja, i sheh si një reflektim i mamasë dhe babait të saj, ndaj nuk dëshiron t’i ndryshojë.