FLASH :

Erion Isai pranon divorcin: Po, martesa ime prej dy vitesh ka përfunduar

Kryetari i Bashkisë së Ersekës, njëkohësisht aktor dhe figurë publike e njohur, Erion Isai, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me përfundimin e martesës së tij. Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Isai konfirmoi divorcin dhe shprehu keqardhjen për publikimin e vendimit gjyqësor nga mediat, duke e cilësuar të panevojshëm dhe jo në interes publik.

“Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar,” – shkruan Isai, duke theksuar se ndarja është bërë me mirëkuptim dhe në mënyrë ligjore që prej prillit 2024.

I zhgënjyer nga fakti që një çështje kaq personale është ekspozuar në publik, sidomos kur në mes janë edhe dy vajzat e tij të vogla, ai thekson se kjo nuk përbën aspak lajm për median.

Pavarësisht sfidave personale, Isai siguron se mbetet i përkushtuar në të gjitha rolet që mban, si prind, si drejtues vendor dhe si artist:

Pavarësisht sfidave personale, Isai siguron se mbetet i përkushtuar në të gjitha rolet që mban, si prind, si drejtues vendor dhe si artist:

“Prej dy vjetësh, detyrën më të bukur në botë – atë të babait – përkushtohem ta bëj edhe më mirë se më parë.”