Aktori i njohur Eric Dane, i cili së fundmi zbuloi se është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike), ka dhënë intervistën e tij të parë për këtë çështje.
Në një klip promovues për “Good Morning America” të publikuar të enjten, më 12 qershor, Dane shfaqet i emocionuar përballë gazetares Diane Sawyer, me të cilën flet hapur për sfidat pas diagnozës.
“Zgjohem çdo ditë dhe menjëherë kujtohem që kjo po ndodh. Nuk është një ëndërr,” u shpreh aktori 52-vjeçar, duke shtuar me lot në sy: “Nuk mendoj se kjo është fundi i historisë sime. Nuk e ndiej sikur kjo është fundi im.”
Ylli i “Euphoria” e bëri publike diagnozën për herë të parë në prill përmes një deklarate për revistën PEOPLE: “Jam diagnostikuar me ALS. Jam mirënjohës që kam familjen time pranë ndërsa përballemi me këtë kapitull të ri.”
Dane është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe çifti kanë dy vajza, Billie Beatrice, 15 vjeç dhe Georgia Geraldine, 13.