Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka regjistruar një shtim të të huajve që kanë kërkuar të jetojnë ose punojnë këtu. Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2024, numri i lejeve të qëndrimit ishte 21 940, një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2023.
Më shumë se gjysma e këtyre lejeve janë për meshkuj (61.9%), ndërsa pjesa tjetër prej 38.1% u përket femrave. Grupi më i madh vlerësohet mes moshës 30 39 vjeç, duke treguar se shumica janë në moshë pune dhe potencial produktiv.
Gjatë po atij viti, aplikimet për leje qëndrimi u rritën me 6%. Një pjesë e mirë e këtyre aplikimeve erdhën nga India dhe Italia, duke përbërë 28.8% të totalit.
Në aspektin kontinental, vijnë kryesisht nga Europa (65.5%), por kjo përqindje ka pësuar një ulje prej 5.6% nga viti 2023. Ndërkohë, Azia ka shënuar një rritje të theksuar prej 20.1%, dhe kombet nga Amerika, Afrika e Oqeania kanë shënuar së bashku një rritje prej 23.4%.
Nga shtetësitë e ndryshme të huaja që jetojnë në Shqipëri, më të shumtë janë ata nga Kosova, Italia dhe Turqia. Vetëm pak më poshtë renditen indianët dhe filipinasit, një grup që, pavarësisht se vijnë nga larg, ka pasur një prani të shtuar vitet e fundit, sidomos për arsye pune.
Fakt tjetër pozitiv është edhe zvogëlimi i personave që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në vend: numri i tyre ra nga 6 630 në vitin 2023, në 1 540 në 2024, një lëvizje që tregon një orientim më të ligjshëm dhe të kontrolluar të procesit të migracionit.