FLASH :

Enca Haxhia konfirmon ndarjen me partnerin afrikan: “Beqarja më hot e momentit”

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka konfirmuar publikisht ndarjen nga partneri i saj afrikan, Mickey Neblett, pas muajsh të tërë spekulimesh në rrjetet sociale. Në një postim në Instastory, ajo iu përgjigj një pyetjeje të fansave në “Ask me a question”, duke u vetëpërshkruar si “Beqarja më hot e momentit”.

Enca dhe Mickey, një masazhator me origjinë nga Afrika, u bënë çift publik rreth dy vite më parë, duke publikuar imazhe të shumta së bashku në rrjete sociale. Romanca e tyre shkaktoi shumë komente për shkak të paragjykimeve mbi origjinën dhe përkatësinë etnike të partnerit të këngëtares. Por prej kohësh, ndjekësit vunë re se çifti kishte fshirë çdo foto të përbashkët dhe nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, çka nënkuptonte ndarjen.

Vetë Enca ka reaguar më herët ndaj komenteve paragjykuese duke shkruar: “Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok… Më pak urrejtje. Më shumë dashuri.” Ajo i kishte qëndruar fort lidhjes përballë paragjykimeve publike, por duket se rrugët mes tyre janë ndarë përfundimisht, në heshtje.

Së fundmi, në një intervistë në podcastin e motrës së saj, Uindi, Enca foli për pauzën e saj në muzikë, duke shpjeguar se kishte nevojë të jetonte si Ruensa, emri i saj i vërtetë, larg skenës dhe presionit publik. “Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim”, është shprehur ajo.

Tashmë që ndarja është konfirmuar dhe pauza ka përfunduar, mbetet për t’u parë nëse Enca do të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore, si dikur një nga artistet më të paguara dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar.