FLASH :

Elseid Hysaj humbet gjyqin me Napolin, dënohet me 40 mijë euro

Elseid Hysaj ka humbur betejën ligjore ndaj Napolit në Gjykatën e Kasacionit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është dënuar të paguajë 40 mijë euro dhe shpenzimet gjyqësore, duke mbyllur një përplasje të gjatë që nisi në vitin 2019.

Çështja rrjedh nga revolta e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti në nëntor 2019, kur pas një barazimi 1-1, lojtarët refuzuan të riktheheshin në kampin stërvitor. Napoli sanksionoi protestuesit, ndërsa në nëntor 2021, vetëm Hysaj vendosi ta çonte çështjen në gjykatë.

Gjoba prej 40 mijë eurosh është më e ulët se shuma fillestare prej 65 mijë eurosh që klubi kërkonte – ekuivalente me 25% të pagës së tij në atë kohë.