Elon Musk ka shkarkuar Omead Afshar, një nga ekzekutivët më të afërt të tij dhe drejtuesin e operacioneve të Tesla-s në Amerikën e Veriut dhe Evropë, pas rënies së vazhdueshme të shitjeve në të dy tregjet. Afshar, që nisi punë në Tesla si inxhinier në vitin 2017, ishte promovuar në tetor të vitit të kaluar si nënpresident për të mbikëqyrur operacionet në këto dy rajone kyçe.
Vendimi vjen pak ditë para përfundimit të tremujorit të dytë, në një kohë kur Tesla po regjistron rënie të shitjeve në Europë për të pestën muaj radhazi dhe gjithashtu rënie në tregun amerikan. Edhe në Kinë, tregu më i madh i kompanisë, shitjet ranë me 15% në maj. Analistët parashikojnë një rënie prej të paktën 10% në dorëzimet globale për tremujorin që mbyllet më 30 qershor, krahasuar me një vit më parë.
Përveç rezultateve zhgënjyese, Tesla po përballon edhe krizë imazhi. Lidershipi i afërt i Musk me presidentin Donald Trump dhe përfshirja e tij në iniciativën federale DOGE, ka ndikuar negativisht në markën Tesla, veçanërisht tek konsumatorët liberalë. Ndërkaq, kompania ka dështuar të sjellë modele të reja elektrike, ndërsa Cybertruck nuk ka arritur objektivat e prodhimit. Pavarësisht kësaj, Musk po mundohet të bindë investitorët se e ardhmja e Tesla-s qëndron tek shërbit robotaksi, robotët humanoidë dhe AI-ja, edhe pse pjesa më e madhe e të ardhurave të kompanisë vjen ende nga shitja e makinave, baterive dhe shërimeve të karikimit.
Pilot-projekti i shërbit robotaksi nisi më 22 qershor në Austin, por me kapacitete të kufizuara. Automjetet Model Y jepnin udhëtime automatike vetëm në një zonë prej 30 miljesh katrorë dhe me teknikë sigurie në sediljen e shoferit. Edhe në këtë mjedis të kontrolluar, pati raportime për sjellje të çrregullta dhe autoriteti kombëtar i sigurisë rrugore në SHBA (NHTSA) po shqyrton incidentet.
Afshar ishte quajtur nga Wall Street Journal në 2024 si “riparuesi i Musk” dhe nëpunësi më me ndikim në kompani pas vetë themeluesit. Ai u zhvendos në selinë e re në Austin dhe drejtoi ekipin e robotaksive. Një ditë pas nisjes së shërbit, ai shkroi në rrjetin X: “Një ditë historike për Tesla. Kjo ka qenë vite të tërë punë e palodhur. Faleminderit Elon që na shtyn gjithmonë përpara.”
Largimi i tij vjen menjëherë pas dorëheqjes së Milan Kovac, që drejtonte projektin e robotit humanoid Optimus.
Aksionet e Tesla u mbyllën pa ndryshime të konsiderueshme të enjten, në vlerën $325.78, por janë në rënie me 19% që nga fillimi i vitit.







