FLASH :

Ellen DeGeneres largohet përfundimisht nga SHBA dhe zhvendoset në Britani: Shkaku është Donald Trump

Gazetarja dhe aktorja e njohur amerikane, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe është vendosur në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me bashkëshorten e saj, Portia de Rossi. Shkak për këtë vendim, sipas saj, është bërë rizgjedhja e Donald Trump si President i SHBA.

“Në mëngjesin pas zgjedhjeve, kur pamë mesazhe me emoji që qanin, kuptuam se ai ishte rizgjedhur – dhe thamë: do të qëndrojmë këtu”, u shpreh ajo gjatë një interviste në Cheltenham, sipas BBC. DeGeneres theksoi se jeta në Britani është më e qetë, më e bukur dhe më humane, duke përmendur veçanërisht trajtimin e mirë të kafshëve dhe sjelljen e njerëzve.

E njohur si një zë i fuqishëm i komunitetit LGBTQ, DeGeneres deklaroi se në rast se në SHBA revokohet ligjshmëria e martesave të të njëjtit seks, ajo dhe De Rossi do të martoheshin sërish në Britani. “Të jesh homoseksual në Hollywood është ende problem,” shtoi ajo, duke lëshuar një mesazh të fortë për lirinë dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ në kohë të pasigurta politike.