FLASH :

Elbasan – Dy të rinj nën hetim për drogë, njërit i gjenden mbi 51 mijë euro cash në banesë; 31-vjeçar në kërkim për përndjekje online

Dy të rinj janë marrë nën hetim nga Policia e Elbasanit si të dyshuar për shpërndarje droge, në aksione të ndara. Njëri prej tyre, 27-vjeçari R. Sh., u ndalua me një sasi të vogël kanabisi, por gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 51,830 euro cash, të cilat u sekuestruan si provë materiale dhe për të cilat tashmë duhet të paraqesë dokumentacion justifikues. Ndërkohë, edhe 22-vjeçari D. X. u procedua penalisht pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike gjatë kontrollit fizik.

Nga ana tjetër, një 31-vjeçar me iniciale K. Sh. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur në mënyrë të vazhdueshme një 33-vjeçare përmes rrjeteve sociale. Rasti është referuar për hetim në Prokurori nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Ask ChatGPT