Video/Belgjika, Greqia dhe Serbia dorëzojnë ne Rinas 3 shqiptarë të kërkuar për prostitucion, pastrim parash, drogë dhe trafik makinash

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar këtë të premte nga Greqia, Belgjika dhe Serbia drejt Shqipërisë, ku ishin dënuar për vepra të rënda penale si prostitucion, pastrim parash, kultivim droge dhe trafik të mjeteve motorike. Të ekstraduarit iu dorëzuan autoriteteve shqiptare në aeroportin e Rinasit nga shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë të Interpolit.

I pari, M. H. alias M. P., u kap në Greqi dhe është dënuar nga Gjykata e Beratit me 4 vite burg për pastrim parash, pasi kishte investuar të ardhura të përfituara nga prostitucioni në Itali. I dyti, A. G., 40 vjeç, u arrestua në Belgjikë dhe ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për kultivimin e 140 bimëve narkotike në fshatin Grizë. I fundit, S. O., u ekstradua nga Serbia, ku ishte ndaluar për trafik të mjeteve motorike; ai akuzohet se kishte sjellë në Shqipëri një makinë të vjedhur në Francë.