FLASH :

Ekskluzive: Radarët Inteligjentë Vendosen edhe në Aksin Tiranë–Elbasan, ja ku ndodhen

Projekti i instalimit të radarëve inteligjentë kap edhe aksin Tiranë–Elbasan, një nga korridoret më të rëndësishme të qarkullimit kombëtar.
Ky segment, i ndërtuar si një nga investimet më të mëdha të infrastrukturës shqiptare në dekadën e fundit, përballet me fluks të madh automjetesh çdo ditë, duke e kthyer në një pikë kritike për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore. Kjo faze e pare përfundon pikërisht ne Bradashesh.

Sipas burimeve tona të sigurta:


• Radarët e rinj janë instaluar sipas hartës ne foto dhe në hyrje dhe dalje të tunelit të Kërrabës
• Kamerat do të identifikojnë drejtuesit dhe pasagjerët, duke kontrolluar përdorimin e rripit të sigurimit dhe përdorimit të telefonit gjatë drejtimit.
• Përmes matjes së shpejtësisë mesatare ndërmjet pikave të ndryshme, synohet kapja e çdo shkelje të normave të qarkullimit.


Me këto harta të publikuara për disa ditë me radhë lajmetroc.al ju ka informuar mbi këtë projekt të qeverisë jo vetëm mbi monitorimin dhe kontrollin e trafikut në kohë reale por edhe për t’ju bërë me dije të gjithë lexuesve tanë se sa e vështirë do të jetë t’iu shmangesh gjobave.