Pas segmenteve kryesore në jug dhe qendër të vendit, projekti i radarëve inteligjentë po zgjerohet tashmë me instalimin e shtyllave metalike ku do te vendosen radarët. Bëhet fjalë edhe për segmentin Durrës–Rinas–Tiranë.
Ky aks, që lidh portin më të madh të Shqipërisë dhe Aereoportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me kryeqytetin, ka qarkullim intensiv të automjeteve, transportit të mallrave dhe autobusëve turistikë.
Sipas burimeve të sigurta të portalit tonë:
- Radarët e rinj janë vendosur në pika kyçe përgjatë gjithë segmentit, duke monitoruar në kohë reale shpejtësinë e automjeteve.
- Kamerat e instaluara regjistrojnë çdo mjet dhe pasagjer për të verifikuar përdorimin e rripit të sigurimit dhe ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit.
- Për herë të parë në këtë segment, do të aplikohet edhe kontrolli i shpejtësisë mesatare mes radarëve, për të ndaluar abuzimin me shpejtësinë jashtë pikave të fiksuara.
Ky projekt është prezantuar nga Kryeministri si një përpjekje për të rritur sigurinë rrugore megjithatë, nga shumë qytetarë dhe ekspertë, ngirhet shqetësimi se fokusi i projektit mund të zhvendoset nga siguria, drejt rritjes së të ardhurave përmes gjobave të automatizuara.
Portali ynë do të vazhdojë të publikojë hartat dhe detajet mbi çdo segment ku po instalohen radarë të rinj inteligjentë.
Qëndroni me ne për informacion të besuar dhe të përditësuar!


