FLASH :

Ekskluzive/ Në prag të votimeve, në sekret të plotë, nis instalimi i kamerave të zgjuara që do të gjobisin shqiptarët, ja ku ndodhen!

Tashmë është një fakt i dhimbshëm: rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjakën, ndërsa tragjeditë rrugore na përndjekin si një mallkim i pashmangshëm i gjithë tranzicionit tonë të gjatë dhe të lodhshëm. Por po aq e vërtetë është edhe një tjetër fenomen i njohur: për vite me radhë, Policia e Shtetit, nën çdo qeveri, ka përdorur mekanizmin e gjobave jo vetëm për të ndëshkuar shkelësit realë të rregullave, por edhe si një instrument për të mbushur arkat e shtetit, shpesh duke ndëshkuar qytetarë të zakonshëm për shkelje minimale apo edhe të interpretuara.

Në prag të zgjedhjeve, pa shumë zhurmë dhe pa ndonjë njoftim zyrtar të gjerë, në rrugët kryesore të vendit – sidomos përgjatë autostradave kryesore – po ngrihen shtylla të reja metalike që mbajnë teknologjinë më të fundit të kontrollit të trafikut: radarët inteligjentë.

Çfarë janë këta radarë të rinj dhe si do të funksionojnë?

Sipas burimeve të sigurta të portalit tonë, këta radarë të rinj kanë tre veçori kryesore që i bëjnë shumë më të sofistikuar dhe të pashmangshëm për drejtuesit e automjeteve:

  1. Matja e shpejtësisë në kohë reale: Radarët do të matin automatikisht shpejtësinë e çdo automjeti në momentin e kalimit. Shkelësit e normave të shpejtësisë do të gjobiten menjëherë, pa pasur nevojë për ndërhyrje manuale të policisë.
  2. Identifikimi vizual i drejtuesve dhe pasagjerëve: Kamerat e integruara do të fotografojnë çdo automjet që kalon, duke evidentuar nëse drejtuesi dhe pasagjerët kanë vendosur rripin e sigurimit. Gjoba do të lëshohet automatikisht në rast shkeljeje.
  3. Monitorimi i distancës dhe kohës ndërmjet radarëve: Në mënyrë të sinkronizuar, radarët do të llogarisin kohën e përshkimit midis pikave të ndryshme. Nëse konstatohet që automjeti ka rritur shpejtësinë për të kompensuar ndonjë ngadalësim pranë radarit të parë, sistemi do të identifikojë shkeljen dhe do të procedojë me penalizim.

Burimet tona konfirmojnë se instalimi i këtyre radarëve është pjesë e një projekti të ri për të monitoruar dhe ndëshkuar në mënyrë automatike çdo shkelje të qarkullimit, me synim jo vetëm rritjen e sigurisë, por edhe gjenerimin e të ardhurave shtesë për buxhetin e shtetit. Ky projekt është mbajtur i heshtur nga autoritetet për të shmangur reagime negative para zgjedhjeve. Instalimi do te behet ne tri faza :

  1. Vlore-Fier-Durres-Tirane-Elbasan
  2. Veriu, Rruga E Kombit
  3. Pogradec, Korce, Gjirokaster

Kjo është harta zyrtare e Policisë, ku tregohet mbulimi rrugor në territor që do të kenë kamerat:

Në vijim, portali ynë do të publikojë hartën e detajuar të instalimit të radarëve inteligjentë, ku qytetarët mund të informohen për pikat e reja të monitorimit intensiv të trafikut.

Qëndroni të informuar! Ekskluzivisht në lajmetroc.al