Ekskluzive/ Jep dorëheqjen Redi Muçi pasi “Troç” zbuloi se ishte oligark/ Qori mbledh me urgjencë Komitetin Qendror

Një tjetër lëkundje politike ka goditur partinë “Lëvizja Bashkë”, teksa një nga figurat e saj kryesore, Redi Muçi ka vendosur të largohet nga partia.
Muçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Arlind Qorit, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim vjen pas një sërë çështjesh të publikuara nga “Troç”, ku zbuloheshin lidhjet e familjes së tij me oligarkun e ndërtimit Artan Dulaku.

Muçi u kap gafil nga “Troç”, ku pranoi publikisht se familja e tij ka ortakëri me oligarkun Dulaku, në investimin e resortit luksoz “Armareas” në Ksamil, një projekt prej qindra miliona eurosh.
Ky projekt ka qenë objekt i kritikave të shumta për ndikimin e tij në peizazhin dhe natyrën e zonës bregdetare. Kujtojmë se Babai dhe xhaxhai i tij, rezultojnë të kenë një kapital të regjistruar prej rreth 600 milionë lekësh në QKB.

Burime për “Troç” të infiltruara në Lëvizjen Bashkë konfirmojnë se Muçi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga partia, vendimi që vjen si një reflektim mbi këto të vërteta edhe pse dyshohet që ndaj tij të jetë ustruar presion edhe nga drejtuesi i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori.
Redaksia e Troç iu uron Gëzuar 1 Prillin, ditën e marrëveshjes Rama – Meta!