FLASH :

“Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë!” Tabaku takon tregtarët në Tiranë

Jorida Tabaku, një figurë e respektuar në politikën shqiptare, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe tregtarë për të diskutuar situatën e rënduar ekonomike që po kalon vendi. Tabaku është shquar gjithmonë për mbështetje të fuqishme për sektorin e bizneseve të vogla dhe mesme dhe duke kërkuar zgjidhje edhe për ekonominë e vendit.

Në një postim të fundit në Facebook, ajo ka ndarë foto nga dita e sotme duke theksuar se ekonomia ka kaluar një situatë alarmante.

“Ekonomia e çdo tavoline shqiptari është në krizë!” shkruan Tabaku, duke cituar fjalët e tregtarëve që thonë se “nuk ka xhiro, nuk ka lekë”, “çmimet janë të papërballueshme!” dhe ato të qytetarëve që ankohen për çmimet e papërballueshme.

Çmimet e larta po e vështirësojnë jetesën për shumë shqiptarë, që përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe taksave.

“Një vend ku askush s’e përballon dot jetesën. Më pak ushqim për ju. Më shumë taksa për qytetarët. Më shumë korrupsion për qeverinë” – ka shkruar deputetja.

Deputetja Jorida Tabaku, gjithashtu ka kujtuar sot masakrën e Krushës së Madhe, një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës, e cila ndodhi 26 vite më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehu dhimbjen dhe respektin për viktimat dhe familjet e tyre, duke e cilësuar këtë masakër si një plagë ende të pashëruar.

“26 VITE NGA MASAKRA NË KRUSHË TË MADHE

Më 25 mars 1999, në Krushën e Madhe, forcat serbe kryen një masakër tragjike, duke vrarë mbi 240 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje tragjike mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të popullit tonë, duke na kujtuar dhimbjen dhe sakrificat e pësuara në rrugën drejt lirisë.

Sot, nderojmë kujtimin e viktimave me shpresën që tragjedi të tilla të mos përsëriten” – shkruan Tabaku.

Tabaku vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në parlament, e cila angazhohet çdo ditë e më shumë për të qenë sa më pranë qytetarëve.