Klubi i njohur gjerman FC Bayern Munich ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi të Dua Lipës, në profilin e tyre zyrtar në Instagram.
Në imazh, artistja shqiptare me famë botërore shihet e veshur me fanellën e ekipit bavarez, duke pozuar para një pasqyre.
HOT STORIES
Postimi ka marrë menjëherë shumë komente në postim, ndërsa FC Bayern e shoqëroi foton me një përshkrim të veçantë dhe miqësor, ku shkruhej:
“E kuqja është padyshim ngjyra jote, Dua Lipa”, bashkangjitur me disa emoji.
Dua Lipa, e cila njihet për stilin e saj unik, vazhdon të jetë një figurë e dashur dhe me ndikim të madh në arenën ndërkombëtare, jo vetëm në muzikë, por edhe në modë dhe kulturë pop.