Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të mrekullueshëm nga jeta e saj personale: ajo është bërë nënë për herë të dytë!
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Einxhel zbuloi se djali i saj i dytë ka ardhur në jetë më 10 prill 2025, por vendosi ta ndajë këtë gëzim me publikun pikërisht sot, më 14 maj. Në video, ajo shfaqet së bashku me partnerin e saj Dj Dagz dhe djalin e madh, Trev, të cilët duken të lumtur e të emocionuar teksa mirëpresin anëtarin më të ri të familjes në dhomën e spitalit.
“Familja jonë është tani e plotë,” shkruan Einxhel krahas videos, ku vërehet edhe entuziazmi i vogëlushit Trev për vëllain e tij të porsalindur.
Ky është fëmija i dytë i çiftit të njohur nga publiku shqiptar, të cilët janë shndërruar në një nga familjet më të dashura në rrjetet sociale. Urimet dhe dashuria për ta kanë vërshuar në komente menjëherë pas publikimit të lajmit.









