FLASH :

Egli Tako performoi me “playback” këngën “Mora Fjalë”, ironizon këngëtarja nga Kosova: Brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse…

Këngëtarja Egli Tako ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit, por jo për arsye të mira, pasi është kritikuar për një performance të saj në Kosovës, ku ka kënduar me “playback”  këngën ikonike “Mora fjalë”, të Shkurte Fejzës.

Por, gjatë koncertit ku ajo “interpretoi këngën”, ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj skenike.

Egli u shfaq me një veshje të shkurtër dhe provokuese, e që shumë e konsideruan të papërshtatshme për një këngë të tillë me përmbajtje patriotike.

egli tako (2)

Kjo solli reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku shprehu pakënaqësinë dhe zhgënjimin. Ndër ata që reaguan publikisht ishte edhe këngëtarja Nita Latifi, e cila nuk i kurseu komentet kritike.

nita latifi shpati3

“Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën”, ka shkruar ajo, pasi në videon që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet zëri Shkurte Fejzës, ndërsa i Eglit jo.

nita latifi egli tako

Më herët për këtë rast ka reaguar edhe këngëtarja Albina Kelmendi, e cila ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

albina-kelmendi