FLASH :

E zhdukur prej vitesh, 62-vjeçarja varrosi të ëmën në hambarin e shtëpisë dhe vazhdonte t’i merrte pensionin: Më ndihmoi një shqiptar

Trupi i të moshuarës ishte varosur në hambar në një gropë të vogël dhe të cekët. E moshuara ishte mbështjellë vetëm me çarçaf dhe e mbuluar me dhe. Për varrosjen e saj, 62-vjeçarja ka treguar se është ndihmuar nga shqiptari me emrin Janis.

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme në fshatin Viotia të Greqisë ku një 62-vjeçare, e cila punon si menaxhere në një Qendër Shëndetësore të Edukimit (KEP), kishte varrosur nënën e saj pranë shtëpisë që prej vitit 2023 dhe nuk e kishte deklaruar të vdekur me qëllim për t’i marrë pensionin.

Prej vitesh banorët e zonës nuk e kishin parë nënën e 62-vjeçares, ndërsa kjo e fundit për të hequr dyshmet kishte prezantuar një tjetër të moshuar si nënën e saj gjatë ditëve të fundit, por kjo kishte rënë në sy të banorëve të fshatit. Ka qenë vetë 62-vjeçarja, e cila i ka rrëfyer policisë ngjarjen ndërsa ka treguar se e ëma ka pasur probleme me lëvizshmërinë dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ajo rrëfeu dhe shkakun duke treguar se për shkak të problemeve financiare donte të vazhdonte të merrte pagesën e paaftësisë dhe pensionin e nënës.

Trupi i të moshuarës ishte varosur në hambar në një gropë të vogël dhe të cekët. E moshuara ishte mbështjellë vetëm me çarçaf dhe e mbuluar me dhe. Për varrosjen e saj, 62-vjeçarja ka treguar se është ndihmuar nga shqiptari me emrin Janis, i cili sipas saj është punonjës në fshat, por askush nuk ka dijeni për të.

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janisit, shqiptarit, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to”, mësohet të ketë thënë 62-vjeçarja, raportojnë mediat greke.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit ndërsa autoritetet po kërkojnë shqiptarin Janis, i cili konsiderohet si një person i rëdnësishëm në zbarthimin e rrethanave të rastit.