FLASH :

E vërteta pas ndarjes së Katy Perry dhe Orlando Bloom: Pse fejesa e tyre po shpërbëhet dhe si pritet të ndodhë momenti më poshtërues

Katy Perry dhe Orlando Bloom, të fejuar që prej 14 shkurtit 2019, po përballen me fundin e një historie që dikur ngjante si përrallë. Sipas burimeve të afërta me çiftin, ata janë drejt ndarjes dhe kanë kaluar pjesën më të madhe të muajit të fundit të ndarë, duke u përpjekur të përballojnë dhimbjen.

Thashethemet për ndarjen nisën të shpërndahen gjerësisht javën e kaluar, pasi Perry u pa në Australi pa unazën e saj karakteristike të fejesës në formë luleje. Gjatë një koncerti në Sydney, ajo mori një biskotë Tim Tam nga një fans dhe tha: “Kjo këngë është për një ndarje… dhe ky Tim Tam më shpëtoi”, ndërsa performonte baladën e saj “I’m Still Breathing” nga viti 2008.

Burime për People dhe Page Six pohojnë se gjithçka ka marrë fund dhe se po presin të mbyllet turneu i Perry-t para se ta bëjnë ndarjen publike. Turneu, që nisi në prill, do të vijojë në SHBA në korrik dhe mbyllet në dhjetor. Perry aktualisht është me vajzën e tyre, Daisy Dove.

Një mik i çiftit tha: “Fatkeqësisht, gjërat nuk po shkojnë mirë. Janë në krizë të thellë. Sinqerisht, nuk duket se do e kapërcejnë këtë herë.” Përfaqësuesit e tyre nuk kanë dhënë komente.

Kjo nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre përballet me ulje-ngritje. Bloom, budist që çdo mëngjes i kushton një orë meditimit dhe dikur praktikoi celibat për arsye shpirtërore, është larguar disa herë nga aktrimi dhe u nda nga ish-bashkëshortja Miranda Kerr në 2013. Perry, nga ana tjetër, ka një personalitet të hapur dhe kërkues shpirtërisht, e rritur në varfëri nga prindër të devotshëm fetarë që i lejonin të dëgjonte vetëm muzikë ungjillore.

Gjatë lidhjes me Russell Brand, Perry shkoi rregullisht në terapi në çift, një praktikë që vijoi edhe me Bloom. Ajo vetë ka rrëfyer se debatojnë shpesh, por pajtohen po aq shpejt. “Jemi zjarr e zjarr – dhe Daisy i sheh të gjitha,” ka thënë ajo.

Por egot, sipas saj, janë sfida më e madhe në marrëdhënien e tyre: “Kur e lëmë egon të marrë drejtimin, atëherë gjithçka shpërthen.”

Rënie në karrierë dhe një PR katastrofë në hapësirë

Katy Perry ndodhet në një udhëkryq jo vetëm personal, por edhe profesional. Fluturimi i saj me raketën “Blue Origin” të Jeff Bezos në prill u mendua si një moment feminizmi simbolik – ajo madje mori me vete një lule “daisy” për të simbolizuar vajzën e saj – por u kthye në një katastrofë imazhi, që u tall masivisht në rrjete sociale.

Veshja e ngushtë që promovoi me entuziazëm për misionin (“do t’i vëmë ‘ass-in’ astronautit”) u konsiderua vulgare dhe e kotë, duke sjellë vetëm meme dhe konspiracione.

Albumi i saj i fundit 143 dhe turneu përkatës Lifetimes janë pritur me ftohtë. Kritika e masakroi këngën “Woman’s World” si feministe vetëm për sy e faqe, ndërsa Slate shkroi se ishte “nuk vetëm e keqe, por me nivel të habitshëm mediokriteti për një artiste të kësaj kategorie”.

Ndërkohë, Orlando Bloom është në ringritje. Filmi i tij i fundit Deep Cover, një komedi britanike me Sean Bean, është pritur mirë në Prime Video. Më pas do të shfaqet në Bucking Fastard, një film i Werner Herzog ku luan objektin e obsesionit seksual të dy motrave binjake.

Ai pritet të jetë i ftuar në dasmën e Jeff Bezos – me të cilin ndan rrethin e miliarderëve të Barry Diller – ndërsa Katy Perry, sipas të gjitha gjasave, mund të mos jetë më e mirëpritur në atë “udhëtim”.