FLASH :

E vërteta e padukshme: rreziku i pastrimit për shëndetin e mushkërive

Një studim afatgjatë tregon se pastruesit e rregullt rrezikojnë dëmtime në mushkëri të ngjashme me duhanpirësit afatgjatë.

Kërkimi, i zhvilluar nga Universiteti i Bergenit dhe i botuar në American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine, ndoqi për 20 vite mbi 6,000 persona dhe zbuloi se gratë që merren me pastrim  si në shtëpi ashtu edhe në mënyrë profesionale përjetojnë një rënie të funksionit të mushkërive të krahasueshme me duhanpirjen e afro 20 viteve nga një paketë në ditë.

Shkaku kryesor lidhet me kimikatet në spërkatësit e pastrimit, të cilat shkaktojnë irritim kronik të rrugëve të frymëmarrjes dhe dëmtim afatgjatë të sistemit respirator.

Matjet kryesore të shëndetit të mushkërive, ranë më shpejt tek gratë që pastronin rregullisht, krahasuar me ato që nuk pastronin, duke shfaqur edhe norma më të larta të astmës. Tek burrat nuk u vu re një efekt i ngjashëm.

Studiuesit rekomandojnë shmangien e kimikateve të ashpra dhe përdorimin e alternativave më të sigurta, si pëlhurat mikrofibër dhe uji, si dhe bëjnë thirrje për rregullore më të forta mbi produktet e pastrimit për të kufizuar rrezikun nga thithja dhe për të mbrojtur shëndetin e mushkërive në afat të gjatë.