FLASH :

E trishtë! Humb jetën në fushën e blertë futbollisti i KF Dajti, Bledar Hajdari

Ndeshja gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një moment të trishtë për futbollin shqiptar. Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”, pranë selisë së FSHF-së.

Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi shëndetësor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacional, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me Kevitan, Valbonën, Orikumin dhe Skraparin.

Lidhur me tragjedinë, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka shprehur ngushëllimet familjarëve për vdekjen e futbollistit, Bledar Hajdari.

Futbollisti ndërroi jetë në spital edhe pas përpjekjeve të shumta të mjekëve për ta shpëtuar. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë. Pas një muaji ai do të mbushte 29 vjec, por goditja në zemër i mori jetën.

Redaksia e Lajme Troç, i shpreh ngushëllime të sinqeta familjes Hajdari!