Erion Braçe, deputeti i PS, gjoja nis që të tregojë që Tirana është mbushur me turistë spanjollë, dhe për fat të keq tani s’ka as kujt i bën qoka, se Erion Veliaj kryetari i bashkise, dikush që mund t’i bëjë qejfin, është në burg. Por në fakt, kur i kalon një bjonde bukuroshe që mendohet se është shqiptare dhe s’ka lidhje me grupin e spanjollëve që i filmon në këtë rast, ai harron për një çast grupin e spanjollëve dhe kthehet në mënyrë të pacipe duke filmuar nga pas një zonjë të nderuar që mund të jetë motra apo gruaja e kujtdo.
Një sjellje e pahijshme dhe që çdo deputet në Perëndim do të duhej të kërkonte falje publike, dhe kryetari i partisë së tij mund ta kishte shkarkuar me ceremoni.
Mesa duket, deputeti Erion Braçe është kthyer mëse i karikuar nga pushimet luksoze në hotelin Miamar në Himarë.